Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 70 vjeçarit të zhdukur nga Klina

Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka njoftuar se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim- shpëtim për gjetjen e shtetasit, Ismet Millaku.
70 vjecari është zhdukur që nga 2 shtatori.
SHKKSH thotë se ekipet janë në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim-shpëtimi për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku, 70 vjeç, nga fshati Ujmirë, i zhdukur që nga data 02.09.2025. Ekipet tona mbeten në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal.” thuhet në njoftim.
Operacioni ka nisur të premten.