75 Mall Live Search
18:27 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Po vazhdon bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Negroc

Në orët e para të mëngjesit EULEX nisi bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi në Prishtinë.

Ndërsa, pas nëntë orësh kontrolla, ky mision përfundoi me arrestimin e vet Krasniqit, i cili sipas avokatit të tij, Valon Hasani, ai do të dërgohet për në Hagë.

Pas arrestimit të Krasniqit, forca të shtuara të EULEX-it u nisën për në shtëpinë e tij në vendlindje.

Familjarët kanë thënë për IndeksOnline se tani pjesëtarët e EULEX-it, po kryejnë bastisjen edhe në Negroc.

Kjo bastisje nisi rreth orës 17:00 dhe po vazhdon edhe në këto momente.

IndekSonline po qëndron atje që nga orët e para të mëngjesit dhe do t’iu mbajë të informuar.