Po vazhdon seanca për buxhetin, opozita sërish kundër buxhetit!
Është duke vazhduar zhvillimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2018.
Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk duhet pritur nga opozita për mundësinë e votimit të këtij projektbuxheti, transmeton Indeksonline.
Ai duke u drejtuar tek Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se pozita duhet të ketë numrin e mjaftueshëm të votave, pasi s’ka logjikë që për pritet nga opozita.
Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se buxheti nuk po arrihet të votohet gjatë ditëve të punës, e lëre më gjatë vikendit.
“Të dielën është më problematike, kanë qejf të pushojnë, kryesisht këta të mazhorancës. Nëse e merrni në kuptimin e disiplinës dhe motivit me ardh, keni me pas më pak se 59 vota ose 60”, ka thënë ai në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë Konjufca.
Ndërkohë duhet shtuar se Kuvendi i Kosovës ka propozuar që të dielën në orën 10:00 të hidhet në votim projektbuxheti i Kosovës për vitin 2018./Indeksonline/