75 Mall Live Search
17:43 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Po vazhdon takimi i partnerëve të koalicionit

Janë bërë dy orë që kur ka nisur takimi mes katër partnerëve të koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, transmeton Indeksonline.

Ata janë mbledhur pas ftesës së Haradinajt për të diskutuar rreth temave të fundit ku ka qëndrime të ndryshme mes partnerëve rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë. Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për epilogun e këtij takimi që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e koalicionit.

Rikujtojmë se kryeministri është i vendosur për të mos e hequr taksën ndërkohë lideri i PDK-së është deklaruar për pezullim të saj për 120 ditë. Kurse Limaj është rreshtuar krah kryeministrit dhe është kundër heqjes së kësaj mase në këtë kohë./Indeksonline/