Po vazhdon takimi mes dy presidentëve Osmani – Levits

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ceremoni të larta shtetërore ka pritur homologun letonez, Egils Levits.
Të dy presidentët po vazhdojnë të zhvillojnë takimin e nisur rreth orës 10:00.
Pas përfundimit të takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media.
Presidenti i Letonisë, Egils Levita në kuadër të kësaj vizite do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në orën 12:15, kurse në orën 12:50 do zhvilloj takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./IndeksOnline/
