“Po vij këtu për të thyer rekorde”, Myrto Uzuni nënshkruan me skuadrën amerikane

Myrto Uzuni është bërë me skuadër të re.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është transferuar në MLS, te skuadra e Austin, shkruan IndeksOnline.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, me opsion deri në vitin 2028.
Uzuni do ta vesh fanellën me numrin 10 për Austin FC.
29-vjeçari së fundi shkëlqeu në La Liga 2, me skuadrën e Granadas.
“Një nga arsyet kryesore që dua të bashkohem me Austin FC është ambicia që Anthony Precourt dhe Rodolfo Borrell kanë për këtë ekip, i cili përputhet me ambicien time për të pasur gjithmonë sukses me një mentalitet fitues”, tha Uzuni. Mund t’u them tifozëve të Austin se do të bëj gjithçka në fuqinë time për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin të shtyjë drejt arritjes së objektivave tona. Unë po vij këtu për të thyer rekorde.”, ka deklaruar Uzuni./IndeksOnline/
¡Listo para trabajar! 👊 pic.twitter.com/IpTG0OREyN
— Austin FC (@AustinFC) January 24, 2025