10:50 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Po vije një bashkëpunim i madh i Bebe Rexhës, me artistin e famshëm botëror

Ajo është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. E kemi fjalën për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo është vazhdimisht në përgatitje të projekteve të reja, dhe një të tillë është gati ta sjellë së shpejti në bashkëpunim me një nga DJ-të më të njohur botërorë.
Bëhet fjalë për David Guettan.

Guetta këtë e ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në TikTok ku në mbishkrimin e videos ka shkruar sa kënga mban emrin “I’m Good”.