Po vinte drejt Durrësit, 91.25kg kokainë kapet në Maltë
Një sasi prej 91.25 kg kokainë e pastër është kapur në Maltë e fshehur brenda tre kontejnerëve.
Sipas mediave vendase kontejnerët në të cilët ishte fshehur sasia e madhe e kokainës kishin si destinacion portin e Durrësit
Bëhet e e ditur se droga e sekuestruar do të kapte një vlerë prej 10.3 milion eurove nëse do të shitje.

Sipas policisë, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejnerët. Pas dyshimeve te para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokaine.
Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro. /albeu.com/


