75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / mp

Po vinte në Kosovë, autoritetet serbe e arrestojnë kosovarin në kufirin Kroaci-Serbi

Arrestohet edhe një shtetas kosovar në kufirin Kroaci-Serbi. Bëhet fjalë për Kushtrim Liman Bytyçin nga Fushë-Kosova, i cili sipas avokatit të tij Xhevdet Smakiqi ai është arrestuar tek sa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë.

Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur avokati në fjalë nëpërmjet “Facebook”-ut.

Postimi i plotë i Smakiqit:

“Shteti i Serbise nuk po ndalet se arrestuari pa arsyetim shqiptaret qe po kthehen nga Europa per festat e Nentorit ne Kosovë!

Ne cilësinë e avokatit te Familjes Bytyqi jam autorizuar nga Familja Bytyqi nga Fushë Kosova te njoftoi edhe instutcionet e Kosoves MPJD-në, por edhe publikun se dje me 26 Nentor 2023 rreth ores 11:40h Policia Serbe e ka arrestuar ne kufirin Kroaci Serbi Kushtrim Liman Bytyqin nga Fushë Kosova deri sa po kthehej nga Gjermania per festat e Nentorit tek familja e tij.Sipas famlijarëve te Kushtrim Bytyqit ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur karten e veteranit te babait te tij si pjestar i UÇK-se po ashtu i jane sekuestruar sende persnale dhe te hollat ne kuluten e tij.

Familja Bytyqi eshte ne ankth pasiqe perveç njoftimit ne momentin e ndalimit nuk ka asnje konkatk se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi.Ne emer dhe si avokat i Familjes Bytyqi permes ketij postimi kerkoi nga Ministrija e Jashtme e Kosoves qe permes rrugve diplomatike te ndermarrë te gjitha veprimet per te kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosoves Kushttim Bytyqi dhe qe ai te lirohet sa me i shpejtë.Stop torturimit te shtetasve te Kosoves nga Serbia”..