75 Mall Live Search
16:10 / E Diele, 11 Gusht 2024 / AR

Po vjen ‘Avatar 3’, krejt çka dihet

Regjisori i “Avatar” James Cameron dhe yjet Zoe Saldaña dhe Sam Worthington zbuluan titullin e parë zyrtar për filmin e tretë “Avatar”: “Avatar: Fire and Ash”.

“Do të shihni shumë më tepër Pandora që nuk keni parë kurrë më parë”, tha Cameron. “Është një aventurë e çmendur dhe një festë për sytë, por gjithashtu ka një aksion shumë të lartë emocional, më shumë se kurrë më parë”, tha Cameron gjatë prezantimit. “Ne po shkojmë në një territor vërtet sfidues për të gjithë personazhet që njihni dhe doni.”

“Fire and Ash” do të shfaqet së shpejti pas atyre ngjarjeve, pasi Jake dhe Neytiri ndeshen me Ash People, për të cilët Cameron ka lënë të kuptohet se janë të tërhequr më shumë nga dhuna dhe pushteti sesa klanet e tjera.