Po vjen filmi i shumëpritur, aktorja mahnit të gjithë me dukjen në premierën e “Splitsville”

Aktorja Dakota Johnson mori pjesë në premierën e filmit “Splitsville”. Për këtë ngjarje ajo veshi një fustan elegant jeshil me një çarje në pjesën e pasme, aq të madh sa dukej sikur ishte grisur.
E kombinuar me vathë dhe grim natyral, Johnson arriti një pamje joshëse dhe të sofistikuar, e cila tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

“Splitsville” është filmi i ri nga Dakota Johnson, dhe ngjarja sillet rreth Carey-t, i cili po ndahet nga Ashley-t, dhe kërkon mbështetje nga miqtë e tij, Julie dhe Paul. S
ekreti i tyre i lumturisë është një martesë e hapur derisa Carey kalon vijën dhe i hedh të gjitha marrëdhëniet e tyre në kaos.

Së bashku me Johnsonin, në film luajnë edhe Adria Arjona , Kyle Marvin dhe Michael Angelo Covino . Marvin, së bashku me Covinon, i cili gjithashtu e drejtoi filmin, shkroi edhe skenarin e komedisë./Indeksonline/