Po vjen hiti nga Era, prapa qëndron Claydee
Producenti i njohur, Claydee, po punon në një projekt të madh.
Në qendër të tij është artistja shumë e dashur për publikun, Era Istrefi.
“Duke përgatitut diçka të madhe për yllin tim” shkroi Claydee në videon ku shfaqet nga studioja, duke punuar.
Publiku ka kohë që ka përqafuar hitet e njëpasnjëshme të Erës, e cila njihet për stilin e saj unik dhe krijimin e trendeve.
Vera nuk mund të shkojë pa një tjetër hit të saj, pas shpërthimit të padiskutueshëm të “Ama do love X Hajde”./IndeksOnline/

