18:45 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Po vjen meçi i madh | McGregor – Poirier

Nesër do të zhvillohet meçi i madh ndërmjet dy luftëtarëve të UFC-së, McGregor dhe Dustin Poirier.

Pra me 23 janar në Duabi, konkretisht në Abu Dhabi Arena do të zhvillohet ‘lufta’ ndërmjet këtyre dy luftëtareve që janë takuar edhe njëherë tjetër, shkruan IndeksOnline

McGregor kishte triumfuar në vitin 2014 ndaj Poirier në rundin e parë me TKO, kjo është ndeshja e tyre e dytë që luftojnë me njëri-tjetrin.

McGregor ka një rekord prej 22 fitoresh në 26 ndeshje ndërsa ka humbur katër. Ndërsa Portier, ka regjistruar 33 ndeshje ku ka fituar 26 prej tyre dhe ka humbur gjashtë dhe ka një barazim.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 dhe pritet të ketë afro 2000 shikues.