75 Mall Live Search
22:50 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

“Po vjen në shtëpi”? Anglia në gjysmëfinale të EURO20

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian EURO20.

‘Tre Luanët’ në çerekfinale eliminuan Kombëtaren e Ukrainës, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0, shkruan IndeksOnline

Ekipi i Gareth Southgate e nisi mrekullisht këtë ndeshje, ku në minutën e 4’të shënoi golin e parë me anë të sulmuesit, Harry Kane.

Në pjesën e dytë, Anglia shënoi edhe tre gola të tjerë. Fillimisht në minutën e 46’të, shënoi Harry Maguire, pastaj Harry Kane në minutën e 50’të dhe Jordan Henderson në minutën e 63’të.

Me fitore, Anglia siguron gjysmëfinalen e Kampionatit Europian, ku në këtë raund do të luaj kundër Danimarkës, e cila mposhti Çekinë./IndeksOnline/