Po vjen “vrasësi” i gjitha makinave, tani mund të vozitet edhe me rrymë
Mercedes është duke zhvilluar gjeneratën e re të S-Class si një model hibrid, me disa opsione të ndryshme të motorëve, duke hapur rrugën për një model komplet elektrik në të ardhmen.
AutoCar raporton se gjenerata e re shtatë e S-Class do të jetë në gjendje të ngaset deri në 100 km vetëm me energji elektrike, si dhe do të ketë një sistem krejt të ri 4Matic në të gjitha rrotat, transmeton IndeksOnline.

Mercedes do të përdorë motorët më të fundit 3.0 litërsh dhe 2.9 litërsh me benzinë dhe naftë për motorët hibridë të saj, si dhe poashtu një AMG 4.0 litërsh V8.

S-Class e re pritet të përdorë një version të përditësuar të platformës MRA dhe do të shitet eksluzivisht me boshte më të gjera, duke krijuar më shumë hapësirë për pasagjerët.

Mercedes pritet të nisë S-Classin e ri në fund të këtij viti, me EQ S elektrik që do godas tregun në vitin 2022. /IndeksOnline/


