Po voziste në Prishtinë, shoferit i përkeqësohet gjendja në veturën e tij

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë.
Shoferi që po kalonte me veturën e tij tek Fontana në Prishtinë, ka humbur kontrollin pasi i është përkeqësuar gjendja kur po ngiste makinën.

Gjendja e tij është vërejtur nga kalimtarët të cilët kanë thirrur autoambulancën.
Pas intervenimit të shpejt, shoferi ka shpëtuar dhe është dërguar në QKUK për shërim të mëturjeshëm./Indeksonline/