Po zgjerohet rrjeti i Termokos, Zogaj me Osmanin dalin në teren

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmanin vizituan punët që po realizohen në lagjen Muharrem Fejza.
Zogaj njofton se janë instaluar 117 nënstacione e kanë lëshuar në punë mbi 520,000 m².
“Po planifikojmë zgjërim të rrjetit të ngrohjes edhe në pjesë të tjera të Prishtinës. Çdo lagje prioritet”, thotë tutje ai.
Postimi i plotë:
Së bashku ne Kryeshefin Ekzekutiv Fisnik Osmani, vizituam punët të cilat po i relizojmë në lagjën Muharrem Fejza.
Kemi instaluar 117 nënstacione. Kemi lëshuar në punë mbi 520,000 m². Qytetarët tanë po marrin shërbimin e merituar.
Pothuajse përfunduam, jemi krejt në fund!
Po planifikojmë zgjërim të rrjetit të ngrohjes edhe në pjesë të tjera të Prishtinës. Çdo lagje prioritet!
Termokos, sinonim i Prishtinës së gjelbër!