12:00 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Po zhvillohet takimi: Ancelotti shumë afër Napolit

Në selinë e Napolit, drejtuesit e nënkampionit të Serie A po zhvillojnë një takim me trajnerin Carlo Ancelotti.

Ish-trajneri i Milanit, pritet të konfirmohet në stolin e Napolit për sezonin e ardhshëm, shkruan indeksonline.

Tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka në tavolinë një kontratë ku do të përfitoj 5-6 milionë euro në sezon.

Ancelotti do të rikthehet në stol pas pauzës që kur u shkarkua nga Bayern Munchen. /IndeksOnline/