Pocchettino lidhet me një rikthim te Tottenhami

Tottenhami është pa trajner pas shkarkimit të Ange Postecoglout.
Triumfi në Ligën e Evropës, duket që nuk i mjaftoi drejtuesve të Spurs të cilët e liruan australianin pas 2 vjetësh si trajner.
Dhe siç raporton “Mirror”, Mauricio Pochettino po konsiderohet si trajneri i ardhshëm i Tottenhamit, por do të duhej një pagesë marramendëse për ta rikthyer atë në Londrën veriore.
Pocchettino, kishte qenë pjesë e Tottenhamit në periudhën 2014-2019, ku kishte arritur të çonte skuadrën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai aktualisht është trajneri i Kombëtares së SHBA-së nga viti i kaluar dhe pritet që ta menaxhojë skuadrën në Botërorin e ardhshëm, ku tashmë kanë siguruar vendin automatikisht si një nga vendet nikoqire përkrah Kanadasë dhe Meksikës./IndeksOnline/