75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Pochetino zbulon listën e futbollistëve për ndeshjen me Liverpoolin

Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham, ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të udhëtojë në Madrid, për finalen e Champions League, që do të luhet më 1 qershor. Në stadiumin “Wanda Metropolitano”, Tottenham do të përballet me Liverpool në finale, një derbi anglez.

Mes listës së 26 lojtarëve të grumbulluar është edhe sulmuesi Harry Kane, që rikthehet në skuadër pas dëmtimit në kavilje. Ai nuk luan që prej datës 9 prill, kur u dëmtua në çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Manchester City.

Portierë: Hugo Lloris, Michel Vorm, Paulo Gazzaniga, Alfie Whiteman.

Mbrojtës: Kieran Trippier, Danny Rose, Toby Alderweireld, Jan Vertonghen, Davinson Sanchez, Kyle Walker-Peters, Juan Foyth, Serge Aurier.

Mesfushorë: Harry Winks, Victor Wanyama, Eric Dier, Moussa Sissoko, Christian Eriksen, Dele Alli, Ben Davies, George Marsh, Oliver Skipp.

Sulmues: Heung-Min Son, Harry Kane, Erik Lamela, Fernando Llorente, Lucas Moura.