14:52 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Pochetno pas humbjes nga Newcastle: Kjo ishte ndeshja më e keqe e sezonit

Trajneri i Chelseas, Maurico Pochetino është tërbuar pas humbjes nga Newcastle.

Laraskat të shtunën fituan me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak Pochetinos, i cili ishte i tërbuar pas ndeshjes, duke deklaruar se ishte ndeshja më e keqe e sezonit deri më tani.

”Kjo ishte ndeshja më e keqe e sezonit tonë deri më tani. Ne nuk treguam se po luanim për diçka të rëndësishme.”, deklaroi Pochetino pas ndeshjes./IndeksOnline/