Pochettino: Broja ka potencial të jashtëzakonshëm

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino ka folur përsëri për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Brojën.
22-vjeçari u inkuadrua nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Fulhemit, dhe shënoi gol në fitoren 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pochetino në konferencë për media para ndeshjes me Burnleyn, tha se beson te Broja pasi ai ka një potencial të jashtëzakonshëm.
“Ne i besojmë shumë Brojës, ai ka potencial të jashtëzakonshëm. Ka të bëjë me mënyrën se si ai rikuperohet nga lëndimi i tij i rëndë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Broja është një lojtar shumë i talentuar. Ne i besojmë atij, prandaj ai luajti kundër Fulham. Tani atij i duhet kohë që të ndihet i kompletuar”, tha Pochettino.
Tekniku argjentinas gjithashtu tha se nëse Broja dëshiron të luaj në një klub të madh si Chelsea, duhet të punojë edhe më shumë dhe të jap gjithçka nga vetja.
“Mos krahasoni atë që bëra me Kane dhe tani Brojën. Ai është shumë i ri, nëse dëshiron të luash për një klub të madh si Chelsea duhet të kesh durim dhe të tregosh se mund ta bësh. Sigurisht që ai duhet të provojë dhe të jap gjithçka për të qenë një tjetër sulmues numër një në këtë top klub.”, u shpreh Pochetino./IndeksOnline/