75 Mall Live Search
07:53 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

Pochettino e mbron Armando Brojën: Gjithmonë e kam krahasuar me Harry Kane

Trajneri Maurizio Pochettino dje doli në konferëncë për media para ndeshjes ndaj Aston Villas e vlefshme për FA Cup.

Në këtë konferencë, trajneri argjentinas foli edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili ndonjëherë po mer shumë kritika, shkruan Indeksonline

Pochettino i doli në mbrojtje lojtarit të tij, madje e krahasoi atë me sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane.

“Armando Broja ka një potencial masiv. Mund të jetë i mrekullueshëm. Unë gjithmonë e krahasoj atë me Harry Kane. Ky i fundit ishte huazuar te Leyton Orient më pas në Norwich City, dhe më pas e gjeti ekuilibrin e tij të vërtetë dhe filloi të tregonte potencialin e tij real”, u shpreh Pochettino

Broja gjatë këtij sezoni me Blutë e Londrës ka zhvilluar 18 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist.

Në stadiumin “Stamford Bridge”, sonte Chelsea luan ndeshjen ndaj Aston Villas në FA Cup./Indeksonline/