08:39 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pochettino flet pas humbjes turpëruese ndaj Bajernit, ja çfarë thotë ai

Tottenhami u mposht në Angli nga Bayern Munichu me rezultat turpërues 2:7.

Pas ndeshjes, trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, u shpreh i pakënaqur me lojën dhe tha se lojtarët u dorëzuan, transmeton Indeksonline.

Spursi udhëhoqi pas vetëm 12 minutash përmes Heung-min Sonit dhe Pochettino pranoi se 30 minutat e parë të ndeshjes sollën “ndjenjën e tij më të mirë për të menaxhuar ekipin këtë sezon”.

Pasi Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski përmbysën rezultatin para pushimit, gjërat filluan të shpaloseshin për Spursin tetë minuta në pjesën e dytë.

Ish-anësori i Arsenalit, Serge Gnabry shënoi katër gola, pasi nikoqirët u zunë në siklet, duke pranuar shtatë gola në shtëpi për herë të parë ndonjëherë në një kompeticion të madh.

Por Pochettino beson se nuk është koha për të dhënë një vlerësim të nxituar në një natë ndëshkuese për klubin verior të Londrës.

“Tashti është një moment të jesh i qetë dhe të mos gabosh”, tha ai. “Pas një rezultati si sot, qëndroni të qetë. Të gjithë e dimë se si ndjehemi, shumë të zhgënjyer, ndjenjat natyrisht nuk janë aq të mira.

“Ne nuk do të rregullojmë asgjë, duke bërtitur ose duke folur kur emocionet janë në lëkurë. Ndjenja natyrisht në 10 minutat e fundit të lojës, kur pranuam tri gola, është sikur ekipi të lodhej dhe të hiqte dorë pak” , ishin fjalët e Pochettinos./Indeksonline/