75 Mall Live Search
17:12 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Pochettino konfirmon dy mungesa ndaj Manchester Cityt

Chelsea të shtunë do të luaj në udhëtim ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Premierligës angleze.

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, në konferencë për media ka njoftuar se skuadra e tij do të ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen kundër kampionit evropian, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Carney Chukwuemeka dhe mbrojtësin brazilian, Thiago Silva.

“Carney Chukwuemeka shtrembëroi kyçin e këmbës dy ditë më parë, ai është jashtë”. Thiago Silva gjithashtu ka një lëndim të lehtë, ai nuk është në dispozicion. Duhet të vlerësojmë dita-ditës”, deklaroi Pochettino.

Ndeshja Manchester City – Chelseas, zhvillohet të shtunën më fillim nga ora 18:30./IndeksOnline/