Pochettino në hall, në derbi pa lojtarin kryesor
Harry Kane është në dyshim që të startojë për Tottenhamin në çerekfinalen e EFL Cup kundër rivalit lokal, Tottenhamit sonte.
Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino, i cili ende nuk ka fituar tituj me klubin nga Londra e Veriut, ka pohuar se do të luajë me një 11-she të fortë sonte.

Megjithatë, Pochettino mund të jetë sonte pa sulmuesin kryesor pasi zbuloi se Kane është me grip, si dhe mungoi në stërvitjen e djeshme, transmeton IndeksOnline.
”Ne duhet ta shikojmë situatën e tij sepse ai është i sëmurë dhe nuk ka stërvitur dje”, tha Pochettino në një konferencë për shtyp.
”Është një vendim i madh. Nëse ne e konsiderojmë se ai mund të luajë 90 minuta, ndoshta ai do të luajë. Nëse jo, atëherë ai do të jetë në stol”.

”Për ta mbrojtur atë, ai nuk stërviti me grupin. Ai ishte duke bërë diçka në palestër”.
Kane ka një rekord të shkëlqyer ndaj Arsenalit, ku ndaj tyre ka shënuar 8 gola në 8 takimet e fundit./IndeksOnline/