75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Pochettino një hap më afër për tu bërë trajner i Newcastle

Ish trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është një hap më afër për tu bërë trajneri i radhës i Newcastle.

Gazeta franceze “L’Equipe” ka shkruar një artikull reth Pochettinos dhe nënshkrimit të tij me klubin anglez, transmeton IndeksOnline.

Sipas këtyre raportimeve pa u bërë ende zyrtare blerja e klubit anglez nga konserciumi arab, bisedimet me trajnerin e njohur janë duke u bërë në mes ndërmjetësve.

Për Pochettinon po mendohet që do të jetë përvojë mjaftë e mirë të jetë trajner i klubit anglez pasi që mund të ketë mjaftë fonde për të sjellur futbollist të kualitetit të lart në këtë skuadër./IndeksOnline/.