12:03 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pochettino paralajmëron ndryshime në janar

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se Tottenhami duhet të bëjë disa gjëra me ndryshe në afatin e janarit.

Tottenhami dje u eliminua në penallti nga Colchester Unitedi (4-3), në Carabao Cup.

Kjo është humbja e dytë radhazi pasi vikendin e kaluar humbi nga Leicester City (2-1), transmeton Indeksonline.

Nga kjo gjë është zhgënjyer edhe tekniku argjentinas, duke thënë se në afatin e janarit do të këtë disa ndryshime.

“Jemi duke punuar se të gjithë të jenë në të njëjtin nivel. Na duhet kohë. Janari do të jetë mundësi e mirë për ta rregulluar situatën tonë. Duhet të bëjmë disa ndryshime dhe këtë gjë do ta bëjmë”, deklaroi ai.

Tottenhami këtë sezon ka vetëm dy fitore në tetë ndeshje./Indeksonline/