Pochettino rrezikon shkarkimin, Chelsea mposhtet në shtëpi

Skuadra e Chelseat ka pësuar një tjetër humbje në Premier League. Blutë u mposhtën 2:4 ndaj Wolves në javën e 23-të.
Ekipi i Pochettinos e nisi mrekullisht këtë ndeshje, duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 19’të me anë të Cole Palmer, shkruan Indeksonline
Por, vetëm tri minuta më vonë, Cuhna barazoi shifrat në 1:1.
Në fundin e pjesës së parë, Wolves shënoi edhe golin e epërsisë 1:2, autogol Disasi.
Pjesën e dytë, Cuhna realizoi edhe dy gola tjerë, për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.
Kurse golin e fundit e shënoi mbrojtësi brazilian, Thiago Silva në minutën e 86’të.
Me këtë humbje të Chelseat, Maurizio Pochettino rrezikon të shkarkohet nga pozita e trajnerit.
Blutë e Londrës pas 23-xhirosh, kanë grumbulluar 31 pikë dhe gjenden në pozitën e 11-të./Indeksonline/