Pochettino trajneri më i paguar në histori të PSG-së

Mauricio Pochettino është trajneri më i paguar në histori të klubit francez, Paris SG.
Tekniku argjentinas dhe skuadra e tij fituan trofeun e Superkupës së Francës, shkruan IndeksOnline
Ndërsa, gazeta e njohur franceze, ‘E’Equipe’ ka bërë publike edhe rrogën e tij, që e bën Pochettinon trajnerin më të shtrenjtë te Parisi.
Thuhet se ai merr afro 550 mijë euro në muaj, përafërisht 6.6 milionë euro në vit.
Nëse krahasohet me pararendësit e tij, ish-tekniku i Tottenhemit fiton më tepër se Carlo Ancelotti, që në “Parkun e Princave” fitonte rreth 500 mijë euro në muaj.
Ngjashëm paguheshin edhe Blanc, me 400.000 € dhe Tuchel me 500.000 sosh.