75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 30 Maj 2024 / AR

Podcasti i shumëpritur me Bleron, Afrona jep detaje për publikimin e saj

Një intro e Podcastit të Afrona Dikës me Bleron shkaktoi “tërmet” në mediat rozë.

Ish-çifti u shfaq duke qajtur te pyetja se përse u prish martesa e tyre.

Por, pas shfaqjes së saj ka pasur reagime të shumta ku nuk mungoi as nga vetë këngëtari.

Kjo bëri që podcasti i paralajmëruar të mos publikohet deri tani.

Blogerja minuta më parë ndau një shkrim ku paralajmëroi që kjo episode duhet të shtyhet për arsye të ndryshme.

“Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka. Këtë informacion do t’ju njoftoj së shpejti”, shkroi ajo./Indeksonline/