Podolski i shkruan Ilda Bejlerit në Instagram, moderatorja tregon bisedën
Moderatorja e njohur shqiptare ka pranuar në Instagram një mesazh nga futbollisti i njohur Lucas Podolski.
Ditën e sotme siç duket Ilda është bërë pak nostalgjike dhe ka publikuar në Instagram disa momente nga intervista e saj me futbollistin Xherdan Shaqiri kur ky i fundit ishte pjesë e Interit.
Mirëpo gjatë xhirimeve, Ilda është takuar edhe me futbollistin Lukas Podolski, kampionin e botës.
Në një video të postuar nga moderatorja shqiptare në Instagram, Podolski i ka bërë “reply” disa emoji duke qeshur me lot për shkak të batutave që kanë bërë gjatë intervistën dhe gishtin e madh të ngritur lart. Këtë mesazh të sulmuesit Ilda e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram dhe na tregon se i ka thënë gjermanit që tani është koha për një intervistë tjetër. /IndeksOnline/
