09:16 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Podolski kritikon Ozilin pas largimit nga Arsenal: Një hap mbrapa!

Legjenda e futbollit gjerman, Lukas Podolski ka kritikuar mikun e tij, Mesut Ozil për largimin nga klubi i Arsenalit.

Sipas gjermanit, largimi nga ‘Emirates’ është një hap mbrapa në karrierë, shkruan IndeksOnline.

“Ne mund ta gënjejmë vetveten. Por, duhet ta them, largimi nga një klub si Arsenal, është një vendim i keq, një hap mbrapa”, ka thënë Podolski për Bild.

Siç duket 35-vjeçari po e thotë nga përvoja, pasi edhe ai njëjtë veproi kur u largua nga klubi ‘Topçinj’. Gjatë vitit 2015 ai për një gjysmë-sezoni u huazua te Interi, por më pas shkoi te skuadra e Galatasarayt. Duke luajtur më pas në Vissel Kobe në Japoni dhe prapë duke u rikthyer në Turqi, te skuadra e Antalyaspor.

Kujtojmë që Ozil ka firmosur kontratë me klubin e Fenerbahçes./IndeksOnline/