75 Mall Live Search
18:16 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Podrumi një ndërtesës në Ulpianë i mbushur me ujë, qytetareve u rrezikohet jeta

Jo rrallë herë qytetaret në Prishtinë kanë ankesa, ku sa herë që bie shi bllokohen në hyrjet e tyre të ndërtesave.

Njëjte po ndodh edhe në Lagjen Ulpiana, ku banorët po ankohen pasi atyre po u rrezikohet jeta.

Në këtë lagje, podrumi i një ndërtese është mbushur me ujë pas shiut dhe kjo po rrezikon jetën e qytetarëve pasi në podrum  ndodhen edhe matësit e energjisë elektrike.

Indeksonline ju sjell një video ku mund të shihet se si ky podrum i kësaj ndërtese në Lagjen “Ulpiana” pas shiut është mbushur me ujë.