15:07 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Podujeva me reduktime të mëdha të energjisë elektrike (Video)

Qyteti i Podujevës bashkë me të gjitha fshatrat e tij,  duke filluar nga dita e djeshme është duke u përballur me reduktime në furnizimin me energji elektrike.

Një gjendje e tillë ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ku pjesa më e madhe e kësaj komune vazhdon që të jetë pa energji elektrike.

Përndryshe, në faqen zyrtare të KEDS-it janë paralajmëruar reduktime për disa nga qytetet e Kosovës gjatë ditës së sotme.  Por për komunën e Podujevës është paraparë që reduktimet të vazhdojnë edhe ditën e nesërme, pra me datën 25 shkurt (e diel)./Indeksonline/

Më poshtë gjeni njoftimin e KEDS-it:

Më  25.02.2018 në NS 22035/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

  • Dalja 35 kV (Kodi: 140 ) prej orës 08:00 deri në ora 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci, Sharban, TS Sharban,TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë), Keqekolle, Prapashtice, Hajkobille, Dabishevc, Mutivode, Fabrika e Ujit Alpet, Ujësjellësi rajonal “Batllava”, Batllava, Gërdovci, Bellopoja, Lluga, Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti, MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.

  • Daljet 10 kV (Kodi: 140 ) prej orës 13:00 deri në ora 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: rr. Skënderbeu, rr.Brigadat (një pjesë), Ujësjellësi i qytetit, Spitali, Kombinati, Bankosi, Sh.f. “Shaban Shala”, Te Tregu i shtazëve, Viadukti, Ina e Vjetër, rr. Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, afër Hotel Besiana, qyteti, Polonica, Lagjja Hoxheviq, Ballovci, Qendra, Letanci, Sillosi, Surkishi, Lladofci, Sveqla, Dumoshi, Shajkovici, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica, Turuqica, Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1. dhe 2. Burica, Gllamniku, Llapashtica e Ulët, Sibofci, Lluzhani, Penuha, Lupç i Epërm, Lluga, Majaci, Popovë, Dumnica, Shtedime, Mirovci, Livadica, Dogana, Obranqa, Perani, Obranqa 1, 2, 3, Bradashi, Bajqina, Katunishta, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran, Dumnica, Llausha, Dobërdol, Zakuta, Kërpimehi, Metehia, Repa, Tashevci, Pollata, Dvorishta, Sllatina, Reçica, Zhitia, Sylejvica, Breca, Tërnavica, Murgulla. Marinca, FAN Zahir Pajaziti, Euroblloku, NTP “Mullisi”, “Vëllazërimi”, “Laberion”, Elkos Grup, Fabrika e Ambalazhit Plastk, J28 Spitali, Agroproduk –Penuh.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjeve rele të linjave linjave 35kV Koliqi dhe linjës 35kV Shajkovci, mirëmbatja preventive e të gjitha kthinave 35kV dhe 10kV në NS 220/35/10kV Podujeva dhe NS 35/10kV Koliqi dhe linjës 35kV Koliqi.