Podujeva në mesin e komunave të Kosovës me performancën më të dobët
Ministria e Pushtetit Lokal ka publikuar sot listën me emrat e komunave që kanë pasur performancën më të mirë në punën.
Tri komunat e para që kanë marrë më së shumti pikë maksimale janë Juniku, Deçani dhe Rahoveci, duke lënë mbrapa 33 komunat tjera të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Ajo që bie në sy është performanca e dobët e qytetit të Podujevës, i cili kësaj radhe renditet nga fundi i listës.
Nga fundi, Podujeva rënditet komuna e nëntë me 60.91% të arritjes.
Për këtë renditje ka pasur kritike asamblisti i Komunës së Podujevës nga radhët e PDK-së, Arbër Blaku.
Ai ka thënë se Podujeva ka rënë në nivel vendi aq shumë, duke u krahasuar me komunat e vogla të Kosovës.
“Qytetarë të Podujevës shikoni se ku kemi ra si komunë në nivel vendi, po krahasohemi me komuna si Shtërpca, Zubin Potoku, Parteshi e Ranilluku e shumë komuna të vogla… ky është raporti nga Qeveria e Kosovës-MAPL për performancë në vitin 2018…dhe kur mendon se po në vitin 2018 kryetarit të komunës i kanë tepru 3 milonë euro, problem është me met me men në kry!”, ka thënë Blaku. /Indeksonline/

