13:55 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / A. A

Podujeva ‘ngjyroset’ bardhekaltër, mbushet me flamuj në përkrahje të Llapit

Llapi është vetëm një fitore larg që të realizojë ëndrrën për pjesëmarrje në garat evropiane.

Skuadra e Tahir Batatinës sonte luan kundër Dukagjinit, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Qyteti i Podujevës ka marrë një pamje festive para ballafaqimit më të rëndësishëm të sezonit.

Në qendër të qytetit janë vendosur flamuj me simbole të Llapit e ngjyra bardhekaltër, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, llapjanët janë të bindur për fitore.

“Faleminderit Podujevë për mbështetjen e parezervë ndaj nesh. Është koha t’iu bëjmë krenar, andaj të bashkuar do t’ia dalim” shkruhet në faqen zyrtare të Llapit në Facebook.

/Indeksonline/