09:30 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Podujeva sot mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.  njofton konsumatorët e qytetit të Podujevës se, që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, janë punimet teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish.

Punimet teknike do të zhvillohen për t,i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit.

Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët./Indeksonline/