18:28 / E Hënë, 15 Prill 2024 / LB

Podujevë/ Abdixhiku viziton fabrikën grumbulluese e cila u dogj një ditë më parë, ka një thirrje për institucionet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Valon Kastratin në fshatin Kërpimeh të Podujevës, biznesi i të cilit u dogj, një ditë më parë.

Abdixhiku ka thënë se me djegien e këtij biznesit, kanë humbur qindra familje.

Kreu i LDK-së ka bërë thirrje institucioneve që të ndihmojnë për ta ribërë këtë biznes sa më parë.