75 Mall Live Search
15:04 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / OSH

Podujevë, aksidentohen dy vetura, Policia jep detaje për rastin

Një aksident trafiku ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës sot rreth orës 14:00.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.”

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shprehë ajo./Indeksonline/