75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Podujevë: Burri i dehur rrah gruan e fëmijët

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të dhunës familjare në rajonin e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të raportit një burrë nga komuna e Podujevës nën ndikimin e alkoolit ka rrahur gruan dhe fëmijët e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 16.12.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten e tij, vajzën dhe djalin e tij të moshës se mitur. I dyshuari pasi qe ka qene ne ndikim te alkoolit është trajtuar ne QKMF Podujeve, ndërsa viktimat nuk kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari  dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./IndeksOnline/