75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / F.R

Podujevë: Dy të arrestuar njërit iu gjet një granatë dore, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Të mërkurën, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Podujevë.

Sipas njoftimit të policisë, te njëri i dyshuar është gjetur një grantarë dore, ndërsa tjetri për mos lajmërim të veprës penale.

Njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

Podujevë  12.11.2025-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, te njëri është gjetur një mjeti i dyshuar shpërthyes (granatë dore), ndërsa tjetri për mos lajmërim të veprës penale. Njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/