Podujevë, e mitura raporton se është dhunuar

Një vajzë e mitur ka raportuar sot në Polici se është dhunuar.
Sipas Policisë, viktima ka pohuar se është dhunuar pa dëshirë nga një i dyshuar.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur mesditën e së hënës, raporton Indeksonline.
Policia njofton se i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është në procedurë hetimore.