16:54 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Podujevë: Edhe sot kolona të gjata të veturave në kohën e lëvizjes së lirë

Numri i madh i veturave po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, në kohën kur me vendim të Qeverisë lejohet qarkullimi.

E tërë kjo ka shkaktuar konfuzion dhe paqartësi në mesin e qytetarëve të shumtë, të cilët i ekspozohen kështu rrezikut të drejtpërdrejt për tu infektuar me virusin Covid-19.

Në fotografi shihet rruga  e fshatit Kërpime të komunës së  Pudujevës,  dhe kolona që nuk ka fund e veturave.

Ndryshe masa e qeverisë për ndalim të qarkullimit të veturave në dy orare, dhe lejimit të tyre po ashtu në dy orare, ka shkaktuar shumë tollovi, për të cilën IndeksOnline po raporton në vazhdimësi.