13:31 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Podujevë, gjuajtje me armë në drejtim të bankës

Një person është arrestuar dje në Podujevë pasi ka gjuajtur në drejtim të një filiali bankar në Podujevë me armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një  filiali bankar duke dëmtuar një dritare . Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.