Podujevë, gjuan me armë në dasmë, i konfiskohet arma
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjatë një ahengu familjar në Podujevë ka pasur disa të shtëna me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/