Podujevë-I hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin ari e 4 pasaporta

Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kishin thyer derën e shtëpisë së saj, dhe kanë arritur të vjedhin gjëra me vlerë, transmeton IndeksOnline.
Ajo ka bërë të ditur në polici se kanë vjedhur stoli ari të ndryshme dhe 4 pasaporta të familjes së saj.
Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë pas raportimit njësitë relevante policore dhe vazhdon hetimi i rastit./IndeksOnline/