10:39 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Podujevë: I hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin pushkën e gjuetisë, stoli ari dhe para të gatshme

Një qytetar nga Komuna e Podujevës është ankuar në Policinë e Kosovës se në mbrëmjen e së dielës i kishin hyrë brenda shtëpisë persona të panjohur, të cilët i kanë vjedhur pushkën e gjuetisë, stoli ari dhe para të gatshme.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /IndeksOnline/