09:31 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Podujevë: I hyjnë në shtëpi e ja vjedhin makinën elektrike e dy pasaporta

Një vjedhje është raportuar në natën e mbrëmshme rreth orës 20 në rrugën “Fitorja”, në komunën e Podujevës, shkruan IndeksOnline.

Siç bën të ditur Policia në raportin e saj 24 orësh, një llapjan është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë  e tij e për pasojë kanë vjedhur një makinë elektrike-mjet pune dhe dy pasaporta.

Tutje policia njofton se rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/