09:08 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Podujevë-Ja gjuajnë me predhë të armës xhamin e veturës, teksa ishte e parkuar në oborr

Një qytetar nga Podujeva ka lajmëruar se me një predhë të armës së zjarrit është goditur xhami i veturës së tij, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, transmeton IndeksOnline.

Siç njofton policia në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një predhë e armës së zjarrit ka goditur xhami e veturës së tij, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thekson raporti.

Foto ilustrim